LDK-ja pa kandidat nga Drenica/ Rezultatet në Drenas e Skenderaj flasin vetë

Aktuale

LDK-ja pa kandidat nga Drenica/ Rezultatet në Drenas e Skenderaj flasin vetë

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 09:53
Lumir Abdixhiku

Lista e kandidatëve të LDK-së për kuvend në zgjedhjet e 9 shkurtit kishte 110 emra, por asnjëri prej tyre nuk ishte nga Drenasi apo Skenderaj. Ky fakt duket se ka ndikuar edhe në rezultatin e dobët të partisë në këto dy komuna.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku janë numëruar 100% e votave të rregullta (pa përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës), LDK-ja ka marrë vetëm 1.179 vota nga gjithsej 43.832 votues në këto dy komuna.

Në Drenas kanë votuar 23.496 qytetarë, prej të cilëve vetëm 776 vota shkuan për LDK-në, që përbën 3.05% të votave të përgjithshme.

Në Skenderaj, ku votuan 20.336 qytetarë, LDK-ja mori vetëm 403 vota, duke arritur përqindjen më të ulët në këtë zonë – vetëm 1.88%. Madje, edhe pse në listë ishte vajza e Gani Gecit, e nominuar nga Dega e Vitisë, kjo nuk arriti të ndryshojë ndjeshëm rezultatin.

Ky rezultat tregon se LDK-ja vazhdon të mos gjejë përkrahje në bastionin e PDK-së, ku dominimi politik tradicionalisht ka qenë në duart e partive të dala nga lufta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat