Mediumi malazez kanë shkruar për fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit që mbajti në Shtetet e Bashkaura të Amerikës (SHBA).
Ajo shkruan se nga tre të përzgjedhurit, njëra ishte Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës. “Kjo flet për fuqinë e diplomacisë dhe lobimit të fqinjëve tanë”, shkruan vijesti.
Ky medium shkruan se si një rrëfim i ngrohtë dhe personal për një rrugëtim atipik politik—një fëmijë lufte, siç e quajti veten, të cilës politika e urrejtjes (Millosheviqi dhe rrethi i tij) i mori gjithçka, e dëboi nga shtëpia, nga qyteti i lindjes, duke kaluar përmes mërgimit, vuajtjes, varfërisë, deri te çlirimi dhe kthimi në vendlindje. Dhe tani, në skenën më të madhe, në Uashington. "Ishin 12 minutat më së miri të shfrytëzuara nga një politikan që kam parë ndonjëherë. Dhe këtë e konfirmuan ovacionet e të pranishmëve pas fjalimit të saj", shkruan mediumi malazez.
Vijesti shkruan se për Osmanin që vizitonte Kongresin, Senatin, Departamentin e Shtetit, dhe merrte ovacionet e dy mijë pjesëmarrësve të Lutjes së Mëngjesit.