Afro 800 mijë qytetarë ushtruan të drejtën e tyre demokratike të votës, në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është improvizuar Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ku nga pasditja e djeshme është duke vijuar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë.
Procesi i numërimit është duke u vijuar edhe sot, me komisionarët dhe vëzhguesit që janë paraqitur në sallë për një tjetër raund numërimesh.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/12/auto_Screenshot_8-21739354331.jpg)
Sistemi, që dje u shoqërua me disa probleme teknike, sot është duke funksionuar si duhet.
Në pamjet që sjell IndeksOnline shohim shpalljen e votave të pavlefshme. Shumë qytetarë kanë vendosur të bojkotojnë kandidatët dhe partitë, duke i vendosur vija vertikale apo thjesht “X” fletës së votimit.