“Grenell dhe ndërhyrja flagrante në zgjedhjet e shkurtit”/ Çun Lajçi: Mendohu mirë e mirë, Albin, se si dhe me kë po e bën qeverinë!

Aktuale

“Grenell dhe ndërhyrja flagrante në zgjedhjet e shkurtit”/ Çun Lajçi: Mendohu mirë e mirë, Albin, se si dhe me kë po e bën qeverinë!

Nga: A.SH Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 11:38
Albin Kurti dhe Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi i çon mesazh Albin Kurtit, që të mendohet mire se me kë po e bën qeverinë.

Edhe pse Lajçi e kishte kritikuar Grenellin më herët, fjalët e tij i vërtetoi e komisionerja evropiane e tha se që Grenell ka bërë ndërhyrje flagrante në zgjedhjet e shkurtit.

Postimi i plotë:

Mendohu mirë e mirë, Albin, se si dhe me kë po e bën qeverinë!

“… Çudia më e madhe ndodhi kur një kauboj që loboi për Vuçiqin (me pagë të majme, kuptohet) dhe mori ‘Urdhrin e Flamurit’, doli e tha:

– Kurti është prishur me Amerikën e Evropën, mos i besoni, ai është mashtrues, mos e votoni!”

*

Kështu shkrova për Grenellin, dhe njerëzit e papunë, ata që rrinë duke bërë sehir në Facebook, s’lanë gjë të zezë pa thënë për mua:

– O plakush, o matuf, o m*t! Si flet ti kundër Amerikës? Si guxon t’i thuash kauboj Grenellit? Ku e di ti se ai lobon për Vuçiqin?

Tani që ua tha edhe kjo zonja komisionere e Evropës – që Grenell ka bërë ndërhyrje flagrante në zgjedhjet e shkurtit, duke thirrur që të mos votohet Albini – sigurisht se këta “patriotët” e Facebook-ut do t’i lëvarin veshët, bishtin do ta fusin nën bark dhe do të mërmërisin:

– Ajo është evropiane, asaj i besojmë… por jo artistit, se ai na i thotë të vërtetat që na djegin, e ne duam të mashtrohemi me gënjeshtra!

Mirë që ua paskam thënë, edhe pse nuk më erdhi mirë që më thirrën me lloj-lloj emrash, por e dija se të vërtetën shqiptari nuk e do! Është mësuar me rrena që kur u kurdis kjo botë!

- Mendohu mirë e mirë, Albin, se si dhe me kë po e bën qeverinë!

Se prapë do të flasin shqiptarët – ata që fare s’kanë dalë në votime – dhe do ta kërkojnë qimën në ve e gjilpërën në kashtë!

12.02.2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat