Selia e NATO-s, Kosova merr pjesë në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Aktuale

Selia e NATO-s, Kosova merr pjesë në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Kosova është pjesë e takimit të radhës të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili po mbahet në selinë e NATO-s.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se diskutimet kryesore fokusohen në situatën e sigurisë globale dhe mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.

“Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes së mbi 50 vendeve të botës që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se Kosova prezantohet nga ministri në detyrë i këtij dikasteri, Ejup Maqedonci. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat