Vizita në SHBA, Haradinaj pranon letër falënderimi nga kongresisti amerikan

Aktuale

Vizita në SHBA, Haradinaj pranon letër falënderimi nga kongresisti amerikan

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 12:05
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar sot një letër nga kongresisti Zach Nunn, për vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në letër, kongresisti falënderon Haradinajn për miqësinë dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në forcimin e partneritetit SHBA-Kosovë.

Kreu i AAK-së e shpërndau letrën në rrjete sociale, duke thënë se marrëdhëniet me shtetin e Iowa-s, sidomos në përkrahjen për themelimin e ushtrisë dhe përfshirjen në trajnime e përgatitje të rëndësishme, janë raporte të shkëlqyera që reflektojnë forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy popujve tanë

“Pas çlirimit, pavarësisë dhe themelimit të Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti dhe misioni im politik dhe jetësor”, shkruan tutje Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat