KFOR: Ushtarët amerikanë dhe shqiptarë i mirëmbajtën helikopterët “Blackhawk UH60M”

Aktuale

KFOR: Ushtarët amerikanë dhe shqiptarë i mirëmbajtën helikopterët “Blackhawk UH60M”

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 12:05
Ushtarët amerikanë dhe shqiptarë i mirëmbajtën helikopterët “Blackhawk UH60M”

KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka bërë të ditur se ushtarët amerikan të aviacionit në Komandën Rajonale në Lindje, bashkë me ushtarët e aviacionit shqiptarë kanë krye mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk UH60M.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se të dy kombet punuan së bashku duke zëvendësuar boshtet kryesore të rotorit në avion.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat