Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, është shprehur i nderuar për ftesën nga Zonja e Parë e Francës, bashkëshortja e Emmanuel Macron, Brigitte Macron, në një event kulturor frymëzues me zonjat e para nga e gjithë bota.
Ai ka postuar fotografi krah gruas së Macronit, duke shkruar: “E paharrueshme”.
“I nderuar që jam ftuar nga Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, në një event kulturor frymëzues me zonjat e para nga e gjithë bota.
Mirënjohës për pritjen dhe përkushtimin e saj të ngrohtë në arsim dhe art. E paharrueshme!”, përmbyllet postimi i Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani.