Haziri: Në LDK Lumir Abdixhiku e mban rendin e shtëpisë

Aktuale

Haziri: Në LDK Lumir Abdixhiku e mban rendin e shtëpisë

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 12:43

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri tha se kryetari i këtj subjekti politik, Lumir Abdixhiku e mban rendin në LDK.

“LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie.Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë.LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë.”, shkroi Haziri në Facebook.

Ai shtoi se për udhëheqje presin kryetarin e tyre.

“Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese.LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore. Koha për durim!”, përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat