Reagojnë nga Qeveria: Akuzat për problemet teknikejanë Ppërpjekje për të shkaktuar huti dhe dëmtuar besimin në procesin zgjedhor

Aktuale

Reagojnë nga Qeveria: Akuzat për problemet teknikejanë Ppërpjekje për të shkaktuar huti dhe dëmtuar besimin në procesin zgjedhor

Nga: A.SH Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 15:15
Godina e Qeverisë së Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar në lidhje me problemet teknike të sistemit digjital të KQZ, që po i faturohen Qeverisë.

Ai thotë se kjo është një huti me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij.

Kryeziu thotë se “KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për software-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion”.

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me software-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare. Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për software-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion. Për këtë ka njoftim publik dhe raportim mediatik: https://telegrafi.com/kqz-pranon-si-donacion-servere-dhe.../

Akuzat në drejtim të Qeverisë për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së janë përpjekje e ulët për të shkaktuar huti me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij.

Falënderojmë qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarinë e lartë të treguar përgjatë procesit të votimit dhe për aktivizmin qytetar për të raportuar çdo lëshim apo gabim të evidentuar gjatë numërimit të votave.

Vota e gjithsecilit do të mbrohet, vullneti i qytetarëve nuk do të tjetërsohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat