Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Gjilan, ku një person është gjetur i vdekur në oborrin e një shtëpie. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, ndërsa pranë tij është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë, me të cilën dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Media mëson ekskluzivisht se viktima e këtij rasti është 67-vjeçari, Kadri Rafuna.
Në vendin e ngjarjes dje kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/12/auto_Pamja_e_castit_2025-02-12_1628551739374154.png)
Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.