​Policia bllokon hapësirën ku ndodhi rasti i vrasjes në Skenderaj

Aktuale

​Policia bllokon hapësirën ku ndodhi rasti i vrasjes në Skenderaj

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 16:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Vendi ku ka mbetur i vdekur një person në Skenderaj si pasojë e të shtënave me armë vazhdon të jetë i rrethuar me shirita nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe mjekësia ligjore, raporton KosovaPress nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar më herët, se rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari”.

Sipas informatave fillestare, incidenti ka ndodhur brenda një lokali ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person i moshës rreth 42-vjeç.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet mbi identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat