Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së 42 vjeçarit në Skenderaj

Aktuale

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së 42 vjeçarit në Skenderaj

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar mbeti i vrarë sot në Skenderaj. Tashmë janë identifikuar dy të dyshuar, të cilët gjenden në arrati.

Media mëson jozyrtarisht se motivi i vrasjes dyshohet se ndërlidhet me konflikt pronësor.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Preteni bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit.

“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati”.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, në një përgjigje për median ka thënë se vrasja ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat