​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Aktuale

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 19:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte H.I.,62-vjeçar, i dyshuar për vrasjen brenda një lokali në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj, ndërsa në kërkim mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.

Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:50 dhe policia ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën një person i moshës rreth 42-vjeçare.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale për Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress, se policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë, 15 fishekë të një kalibri tjetër, dhe tri revole.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat