Sot në Gjykatën e Hagës ka dëshmuar ish ambasadori Sylejman Selimi. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është dëshmitari i 121 i Prokurorisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, i cili ka vazhduar dëshminë për të tretën ditë.
Pas dëshmisë së tij, ka reaguar familja e veprimtarit Haki Imeri. Në një postim në Facebook, ata shkruajnë se ‘ata që dikur thoshin se dëshmitarët janë nga Serbia dhe të instruktuar prej saj, a dalin akoma në media?’.
Tutje në këtë postim shkruajnë se keni bërë propagandë duke thënë se Grenelli do ta nxirrte Thaçin nga burgu dhe se sapo të vinte Trumpi, ai do ta lironte.
Postimi i plotë:
Ku mbeten hibridet?
Në Gjykatën Speciale të Hagës, si dëshmitar i Dhomave të Specializuara, po dëshmon Sylejman Selimi.
Ata që dikur thoshin se dëshmitarët janë nga Serbia dhe të instruktuar prej saj , a dalin akoma në media?
A kanë ende fytyrë? Jo, ata nuk kanë fytyrë, sepse vazhdojnë të gënjejnë. Ata nuk janë gazetarë, veçse propagandistë,profitere lufte, uzurpator.
I frynin agjendës me propagandë, duke thënë se Grenelli do ta nxirrte Thaçin nga burgu dhe se sapo të vinte Trumpi, ai do ta lironte.
Ku jeni tani, mashtrues e shantazhues?
Ku jeni ju të pafytyrë?
Dilni tani dhe shpallni një version tjetër të gënjeshtrave tuaja! Thoni ndonjë gënjeshtër të re! Dhe pastaj i thonë vetes gazetarë e analistë...
Po me Grenellin ç’u bë?
A dini gjë?
Se na keni lodhur me të derisa ai përfundoi i degraduar.
Madje edhe tëeet-et që kishte shkruar për Agjentin e "rreme" të CIA-s i ka fshirë.
Çfarë morali ka Grenelli? Tamam si ju! Në fund, veç ua nguli juve dhe pastaj ia nguli vetes.
Kjo është gënjeshtra – ajo nuk sjell dobi, o hibridë!