Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Aktuale

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 22:03
Tomë Gashi

Juristi Tomë Gashi ka komentuar mundësinë e formimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka theksuar LVV-ja po përpiqet të formojë një qeveri me partitë minoritare, por këto të fundit nuk janë të interesuara për koalicion dhe sipas tij, vetëm po e ngritin pazarin.

Gashi ka potencuar se nëse LVV-ja dështon në përpjekjen e saj, pas kësaj do të mund të ofrojë bashkëpunim me partitë opozitare, të cilat, sipas tij, janë të gatshme të pranojnë çdo mundësi bashkëpunimi.

“VV-ja tenton ta bëj vetë qeverinë me këto partitë minoritare, pa Listën Serbe, sepse ta bëj me Listën Serbe është vetëvrasje dhe LVV-ja kurrë s’e bën këtë…LVV-ja ka me tentu me formu qeverinë vetë, nëse dështon kjo, herën tjetër nëse i ofrohet secilësdo parti secili prej këtyre partive të opozitës, krejt këta shefat e partive opozitare mezi presin”, ka theksuar Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat