Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë lidhur me vrasjen e Ismet Ibishit pasditen e së mërkurës.
Në njoftimin shtesë të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është arrestuar edhe i dyshuari i dytë në vrasjen e Hysni Ibishin.
I dyshuari B.I., 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë.
Pos tjerash, Policia njofton se është bastisur shtëpia e tij, ku janë sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.
Komunikata e plotë:
Komunikatë shtesë-Vrasje e rëndë
Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast.
I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.
Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit.