Lidhja Demokratike në zgjedhjet e 9 shkurtit doli sërish e treta, por që kishte një rritje të lehtë.
Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka reaguar prmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se LDK do ta arrijë rreth 20%, e që sipas tij do të ketë dritë sërish.
E në shkrimin e tij ka komentuar analisti Rexhep Elezaj. Ai ia përmend Abdixhikut disa nga gabimet që ia ka bërë LDK-së, duke filluar nga largimi i gardës së vjetër, figura emblematike të LDK-së.
Sipas tij, Lumiri duhet të ketë frymon rugoviane, sepse “elektoratit shqiptar në Kosovë nuk i intereson Programi prej 250 faqesh (Lidhja e re) pa Rugovizmin dhe simbolet dardane brenda tij”.
“Lumir, ke hy në zgjedhje me koncept të gabuar, njëri nga këto gabime ishte largimi nga LDK-ja të figurave emblematike të saj (së paku 10), meqë i keni konsideruar si gardë e vjetruar, duke harruar faktin, se ju si gjeneratë e re ende nuk e keni fituar kredibilitetin e mjaftuar në aspektin e filozofisë Rugoviane. Mbase besimi i tepruar në vetvete ishte levë humbëse tek elektoratit rugovian, dhe këtë është dashur ta dinit para se të hyni në zgjedhje, sepse elektoratit shqiptar në Kosovë nuk i intereson Programi prej 250 faqesh (Lidhja e re) pa Rugovizmin dhe simbolet dardane brenda tij. Ju nuk duhej ta vendosnit si logo zgjedhore emrin tuaj, dhe kjo u është hakmarrë nga elektorati autokton rugovian i LDK-së amë, ndaj e paguat çmimin, dhe natyrisht se ky duhet të jetë mësim për juve. Dhe, nëse do bëni koalicion me atë që iu ka quajtur "hajvanë", do pësoni kataklizëm politike, më besoni.!!", ishte komenti i tij.