Zgjedhjet në Kosovë sipas rezultatave të deritanishme edhe kësaj radhe i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Ajo doli e para, por që ende nuk dihet rreth formimit të qeverisë, duke pasur parasysh faktin se ende nuk kemi një rezutat final të këtyre zgjedhjeve.
Analisti Driton Tali, ka thënë se Qeveria e re e Kosovës duhet t’i ketë dy detyra kryesore: armatosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe zhagitja e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të paktën deri në përfundimin e Luftës në Ukrainë.
Postimi i Talit:
Qeveria e radhës, për mendimin tim, dy detyrat kryesore që i ka janë: armatosja e FSK'ës dhe zhagitja e krijimit të Asociacionit deri në maksimum, të paktën derisa nuk përfundon Lufta në Ukrainë.
Pastaj, natyrisht se janë reformat në arsim, shëndetësi, ekonomi, drejtësi e kështu me radhë, secila e rëndësisë së veçantë.