Ambasadori gjerman largohet nga “X” dhe i bashkohet “Bluesky”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave

Aktuale

Ambasadori gjerman largohet nga “X” dhe i bashkohet “Bluesky”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 09:19
Ambasadori gjerman Jorn Rohde

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka njoftuar se do të mbyll llogarinë e tij në “X”.

Rohde përmes një video ka treguar arsyet se përse ka marrë këtë vendim.

“Kam vendosur të shkëputem nga X apo Twitter, siç ishte dikur i njohur për të mirë. Për mua X është degjeneruar në atë shkallë saqë është përmbytur në gjuhë të urrejtjes, dezinformatave dhe teorive konspirative”, ka thënë Rohde në adresimin e tij.

Ambasadori gjerman ka shtuar tutje se shumë postime synojnë të minojnë institucionet demokratike dhe shtyhen nga algoritme ku shkëmbimi apo debati i duhur nuk është më i mundur.

“E shoh këtë çdo ditë në profilin tim dhe kam mbaruar me këtë mbingarkesë. Dhe e gjithë kjo po ndodh nën flamurin e rremë të fjalës së lirë. Vazhdoni të bashkoheni me mua dhe qëndroni të lidhur në Bluesky”, ka deklaruar Rohde.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat