KQZ njofton, në këto 19 qendra komunale po numërohen votat për kandidat për deputet

Aktuale

KQZ njofton, në këto 19 qendra komunale po numërohen votat për kandidat për deputet

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 09:53
Qendra numërimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se edhe sot po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët në 19 qendra komunale.

“Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Gjithashtu sipas KQZ-së procesi i numërimit e ka filluar edhe Qendra Komunale e Numërimit në Ferizaj.

“Nërkaq për qendrat tjera të cilat do të fillojnë procesin e numërimit do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat