Dëgjohet dëshmitari i radhës në rastin “Kobra”

Aktuale

Dëgjohet dëshmitari i radhës në rastin “Kobra”

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 11:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Departamentin Special ka nis seanca gjyqësore ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Në seancën e sotme pritet të dëgjohen katër dëshmitarë të Prokurorisë.

Por, Alketa Sadiku dhe Hasime Idrizi përkundër urdhrit të sjelljes me shoqërim të Policisë së Kosovës, nga ky institucion kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi tha se Deri tani Policia nuk e ka njoftuar për mos zbatim të urdhëresës.

Ndërsa, aktualisht po dëgjohet dëshmitari Liridon Ajazi për çka tha se me të gjithë të akuzuarit janë bashkëfshatarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat