Gjykata e Apelit e Kosovës në kuadër të implementimit të Planit të Punës së KGJK për vitin 2024, ka realizuar gjithsej 29 aktivitete të parapara në këtë plan, me shkallë të efikasitetit prej 94%.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se” përkundër sfidave me të cilat u përball kjo gjykatë edhe në vitin 2024, një prej tyre volumi i madh i lëndëve të pranuara në raport me numrin e gjyqtarëve të angazhuar, duke përfshirë edhe lëndët në kompetencë të Divizionit të Apelit në Mitrovicë.
Kjo situatë ka ndikuar në rritjen e numrit të lëndëve të pazgjidhura në Gjykatën e Apelit, gjithsesi kjo gjykatë ka arritur t’i realizojë 29 aktivitete nga gjithsej 31 të parapara sipas Planit të Punës së KGJK”.
Ndër tjera, Apeli shton se kontribut të jashtëzakonshëm në përmbushjen e këtyre aktiviteteve ka dhënë i gjithë stafi i Gjykatës së Apelit, të cilët kanë treguar se me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre janë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.