​Fletëvotimi me ngjitës, ‘kapen’ PDK e VV në “1 Tetori”

Aktuale

​Fletëvotimi me ngjitës, ‘kapen’ PDK e VV në “1 Tetori”

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputet.

Një fletëvotim i kapur me ngjitës është shndërruar në “mollë sherri” mes të vëzhguesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të PDK-së lidhur me atë nëse është e vlefshme apo jo.

Në këtë fletëvotim vota ka qenë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ende nuk dihet si është konsideruar ai fletëvotim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat