‘Detyra e re e Grenell-it’, avokati shqiptar hedh disa dyshime: Diçka po ndodh…!

Aktuale

‘Detyra e re e Grenell-it’, avokati shqiptar hedh disa dyshime: Diçka po ndodh…!

Nga: A.M. Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 17:39
Richard Grenell

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbi emërimin e Richard Grenell, si udhëheqës i qendrës “Kennedy” për arte skenike, në Washington.

Ngjela përmes një postimi në Facebook u shpreh se prapa këtij vendimi, po fshihet diccka duke thënë se diçka po ndodhë.

“Ne dialogun Kosovë Serbi, Grenell ishte hapur me Serbinë.

A thua se dhe Trump me kast, pikërisht për këtë e dërgoi. Se edhe Trump në Rusi i ka investimet me miliarda. Po pse u tërhoq Trump?

Sepse për interesin e Amerikës, presidentëve u është bërë gjithmonë impiçment në Kongresin Amerikan, për t'i shkarkuar.

Sado para që të fitojë Grenell në atë qendër, ai u largua sepse, siç duket shërbimi i ka vërtetuar Trump-it se Grenell është nën influencën e Rusisë”.

Avokati tha se duhet të presim për ta parë më qartë degradimin e Richard Grenell, por edhe udhëtimin politik të Trump-it, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Presidenti Donald Trump ka emëruar Richard Grenell-in si Drejtor Ekzekutiv të Përkohshëm të Qendrës për Artet Skenike John F. Kennedy në Uashington.

Çfarëdo lloj posti që të jetë ky drejtor, ai nuk ka lidhje me politikën, por me kulturën dhe artin.

Kujtojmë se Grenell ka mbajtur disa poste gjatë mandatit të parë të Trump: ai ka qenë ambasador në Gjermani, ka qenë drejtor i inteligjencës kombëtare CIA, dhe të dërguarin special për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

Ne dialogun Kosovë Serbi, Grenell ishte hapur me Serbinë.

A thua se dhe Trump me kast, pikërisht për këtë e dërgoi. Se edhe Trump në Rusi i ka investimet me miliarda. Po pse u tërhoq Trump?

Sepse për interesin e Amerikës, presidentëve u është bërë gjithmonë impiçment në Kongresin Amerikan, për t'i shkarkuar.

Sado para që të fitojë Grenell në atë qendër, ai u largua sepse, siç duket shërbimi i ka vërtetuar Trump-it se Grenell është nën influencën e Rusisë.

Diçka po ndodh. Sepse edhe vetë Trump, dihet tani se sytë nga Rusia i ka pasur. Por që në ditët e para, ai u treguar i tërhequr nga Rusia.

Atëherë?

Duhet të presim për ta parë më qartë degradimin e Richard Grenell, por edhe udhëtimin politik të Trump-it.

Koha nuk ekziston pa mendjen, mendja nuk vlen pa mendimin, dhe mendim krijon vlerë me anë të gjykimit

Dhe duhet të theksojmë se gjykimi profesional i FBI dhe CIA është në një nivel shumë të lartë shkencor.

Prandaj, pikërisht për këtë:

Të shohim si do vijojë kjo çështje në raportin SHBA  - Rusi!!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat