Kryesia e Veteranëve të Luftës së OVL UÇK-së ka vendosur sot të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së të familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars.
Ndaj këtij vendimi, ka reaguar ashpër avokati Gazmend Halilaj, njëherësh edhe veteran i UÇK-së, përcjell “Bota sot”.
Halilaj në një postim në Facebook, e cilësoi këtë si vendim të gërrditshëm, duke pyetur se “pse nuk i bojkotuan qeveritë, kur vareshin nga Lista Srpska, Rakiqi e Radoiçiqi?”
Shkrimi i plotë
E bashkë që e paskan marrë vendim me bojkotu Qeverinë, unë do të marr pjesë si veteran me ID#0665.
Si veteran që kam qëndrue deri në ditën e fundit…
Do të marrë pjesë në çdo organizim që bën Qeveria Kurti, si Qeveri puro-shqiptare.
Pse nuk i bojkotuan qeveritë, kur vareshin nga Lista Srpska, Rakiqi e Radoiçiqi?
Vendim i gërrditshëm, sikurse shumë vendime tjera….O Zot.