Alarmon Sveçla: Serbia po financon grupe dhe individë për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë

Aktuale

Alarmon Sveçla: Serbia po financon grupe dhe individë për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 19:09
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla me ftesë të ministrit Federal të Financave të Gjermanisë, Jorg Kukies në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih ka marrë pjesë në ministerialin e katërt me temën mbi financimin e terrorizmit si kërcënim global i sigurisë.

Sveçla ka theksuar angazhimet institucionale të Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit dhe financimit të tij.

Tutje, ai ka potencuar edhe sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste brenda Kosovës.

“Në fjalën time të rastit theksova angazhimet institucionale të Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit dhe financimit të tij.

Me këtë rast, para të pranishmëve potencova edhe sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste brenda vendit tonë për të destabilizuar sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me shtetet aleate në këtë betejë të përbashkët e cila përbën rrezik global”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat