Kosova në amulli, Canaj: Partitë opozitare pranuan humbjen, por krijuan pasiguri për qeverinë e re

Aktuale

Kosova në amulli, Canaj: Partitë opozitare pranuan humbjen, por krijuan pasiguri për qeverinë e re

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 19:36
Blerim Canaj

Diplomati Blerim Cana në një intervistë për televizionin “Ora News” ka sjellë detajet e fundit nga bisedimet politike që po zhvillohen mes partive politike në Kosovë për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve problematike të 9 shkurtit.

“Për momentin është një farë amullie, e cila e ka dëmtuar atë imazhin e mirë që kishte Kosova për mbajtjen e zgjedhjeve dhe sidomos imazhi i qytetarit gjatë votimeve.

Kjo për shkak se zgjedhjet kaluan jashtëzakonisht mirë dhe pa asnjë incident, dhe më pas ato parti opozitare të cila e panë që nuk i kishin votat e duhura dolën dhe deklaruan humbjen dhe sikur ia uruan Albin Kurtit fitoren.

Mirëpo në qëndrimet e tyre ato deklaruan se nuk ishin të gatshme për të bërë koalicion me LVV-në dhe kështu nisi të krijohej ajo pasiguria pas zgjedhore”, u shpreh ndër të tjera diplomati Blerim Cana

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat