Hamza: Nëse partia e parë nuk i krijon institucionet, e marrim ne pergjegjësinë

Aktuale

Hamza: Nëse partia e parë nuk i krijon institucionet, e marrim ne pergjegjësinë

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 21:45
Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka thënë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, në këto zgjedhje ka pritur referendum.

Ai thotë se VV’ja ka kërkuar 500k vota qytetarëve, por sipas Hamzës, qytetarët i kanë treguar se duan ndryshim, pasi numrin më të madh të votave e kanë partitë në opozitë.

“Partia në pushtet ka lyp referendum, ka lyp 500k vota, qytetarët nuk ia kanë dhënë, ata kanë treguar se duan një ndryshim dhe numrin më të madh të votave e kanë partitë në opozitë.

Hamza shton se nëse partia e parë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, për ndonjë arsye nuk arrin ta krijojë qeverinë, atëherë PDK do ta merr këtë përgjegjësi.

“Bazuar në kushtetutën, I takon partisë së parë që ti krijojë institucionet. Ne pranojmë rezultatin e votuesit. Ne presim që të krijohen institucionet në afatin më optimal të mundshëm, nuk është që na me cdo kusht presim të jem qeveria. Por unë kam shprehur gatishmëri, që për neve, nëse partia e parë për ndonjë arsye nuk arrin me I kriju institucionet, atëherë ne duhet të marrim përgjegjësi. Vendit me ja dhonë institucionet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat