Kandidati për deputet nga koalicioni për “Kosovën Fituese”, Zafir Berisha ka thënë Albin Kurti më rezultatet aktuale Qeverinë mund ta formojë vetëm me Listën Serbe.
Sipas tij, Kurti nuk është i interesuar të jetë në qeveri, për shkak siç ka thënë ai marrëveshjeve të dëmshme që ka bërë dhe se tash në ShBA ka një administratë të re.
“Nuk munde me këto vota përveç me Listës Serbe. Gjuha që është përdoru ndaj liderëve të parive opozitare është bërë me qëllim për mos me krijua qeveri, sepse ai e di që ka bë shumë marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe se në ShBA nuk është administrata Biden me bë hajgare siç ka bërë duke e quajtur sekretarin Biden naiv”, ka thënë Berisha në emisionin “InfoNata”.
Ai ka thënë se opozita duhet ta bëjë qeverinë me minoritetet jo serbe.
Berisha ka thënë se koalicioni i tyre me AAK-në do të vazhdojë duke përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me LVV-në.
“Sot me kërkua prej meje bashkëpunim me Vetëvendosjes është me kërkua bashkëpunim me Serbinë. Unë dhe ato që përfaqësoj nuk bëjnë koalicion me Serbinë që nënkupton nuk bëjë me përfaqësuesit e Serbisë që janë në Vetëvendosje”, ka thënë Berisha.
Duke folur për problemet në numërimin e votimit ai ka thënë se ky është procesi më i korruptuar dhe siç ka thënë ai në ditët e ardhshme do të shpërthejnë pakënaqësitë.