Avokati Jashari thotë se vendi mund të hyjë në bllokadë institucionale

Aktuale

Avokati Jashari thotë se vendi mund të hyjë në bllokadë institucionale

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 00:17
Avokati Arbër Jashari

Avokati Arbër Jashari ka thënë formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit mund të marrë kohë.

Madje ai ka thënë se vendi mund të përballet me bllokadë institucionale nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për qeverisje ndërmjet partive politike.

Jashari ka paralajmëruar se pengesat mund të nisin që me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, e që siç e ka sqaruar ai i takon partisë apo koalicionit fitues të zgjedhjeve që në rastin aktual i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kam frikë se kemi me shku në një bllokadë institucionale. Është në dorë të partisë më të madhe këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje që të gjej partner dhe ta formojë qeverinë. Te Kuvendi mund të hasen problemet tjera. Nëse nuk arrihet një koalicion i partisë fituese, Vetëvendosje, atëherë mund të kemi bllokimin e konstituimit të Kuvendit, sepse në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo e drejtë i takon partisë apo koalicionit më të madh që i ka fituar zgjedhjet. Por nëse ata nuk mandatojnë një person për Kryetar të Kuvendit mund të shfaqen situate juridike që mund ta komplikojnë formimin e institucioneve”, ka thënë Jashari në emisionin “InfoNata”.

Duke folur për procesin e numërimit të votave, Jashari ka thënë se integriteti i votës nuk është cenuar, ndonëse ka thënë se problemet në numërim zbehin besimin.

Por ai ka thënë se numërimi po bëhet në mënyrë transparente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat