Për profesorin e Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, skenari më i mundshëm pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe rezultatit që ato prodhuan, është që Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit të formojë qeverinë e re me partitë e pakiva në Kosovë.
Në një intervistë për “Ora News”, Spahiu u shpreh kjo është e mundshme pasi 10 vende në Kuvend janë të rezervuara për partitë e minoritetit serb, dhe 10 të tjera për partitë e minoriteteve të tjera.
“Tani këto 10 vendet e minoriteve të tjera, jo serbe, i janë bashkëngjitur gjithmonë partive më të mëdha dhe kështu që është e pritshme që ato të bëjnë koalicion me Kurtin. Dhe po ashtu është dhe deputeti Rashiç, i cili përfaqëson komunitetin serb por jo nuk është pjesë e Listës Serbe.
Dhe e pritshme është që pas numërimit të votave të Diasporës LVV-ja të ketë 50 vende, 10 vende nga partitë e minoriteteve, dhe kështu të jenë 61 vende në Kuvend të mjaftueshme për të bërë qeverinë.
Dhe ky është skenari më i pritshëm dhe i mundshëm”, theksoi në në analizën e tij Spahiu.