Gashi: Administrata Trump më shumë duhet ta frikësojë Serbinë!

Aktuale

Gashi: Administrata Trump më shumë duhet ta frikësojë Serbinë!

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 00:55
Analisti politik, Blerim Gashi

Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe për luftën në Rusi-Ukrainë.

Duke folur për zhvillimet që mund të ndodhin me këtë administratë, Gashi ka theksuar se ardhja e Trumpit më shumë duhet ta frikësojë Serbinë sesa Kosovën.

“Me ardhjen e Trumpit, frikësimi duhet të jetë më shumë në anën e Serbisë”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka theksuar se Kosova duhet të jetë më e kujdesshme sa i përket raporteve me SHBA-të.

Një trishtim ose frikë që duhet ta ketë Kosova është që relatat me Shtetet e Bashkuara domethënë me këtë administrate të jenë konkrete”, ka thënë ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat