“Trus! – Kush je ti me thanë s’din?”/ Përplasen ashpër Matoshi-Spahiu

Aktuale

“Trus! – Kush je ti me thanë s’din?”/ Përplasen ashpër Matoshi-Spahiu

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 08:35
Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshi

Një përplasje e ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të analistëve politikë, Nexhmedin Spahiut dhe Halil Matoshit.

Përplasja ndodhi lidhur me përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe për luftën në Rusi-Ukrainë.

Spahiu ka deklaruar se Rusia dëshiron që aty ku shkel të mos kthehet mbrapa, teksa ka theksuar se në luftën me Ukrainën synon që të jetë fitore e saj.

“Rusia dëshiron që aty ku u fut këmba e ushtarit rus të mos kthehet mbrapa. Është fitore e saj”, ka thënë Spahiu.

Matoshi ka theksuar se Rusia ka pasur për synim edhe vende të tjera, por që është detyruar të kthehet mbrapa.

“Ata kanë qenë në Finland, Norvegji edhe Berlin po janë kthy mbrapa. Të drejtën me ta thane kjo është goxha propaganda për Putinin”, ka thënë Matoshi.

“Nuk e thashë që do të ndodhë”, ka thënë Spahiu. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat