Presidentja Osmani takohet me Karin Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me Karin Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 09:42
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me homologen e saj të re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona”.

“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, ka thënë Osmani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat