Presidentja Vjosa Osmani në Munich është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.
Ajo tha se me të kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për thellim bashkëpunimi.
“Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić.
Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”.