Veteranët e UÇK-së nuk i bojkotojnë ceremonitë e pavarësisë dhe Epopesë së UÇK-së

Aktuale

Veteranët e UÇK-së nuk i bojkotojnë ceremonitë e pavarësisë dhe Epopesë së UÇK-së

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet e Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars.

Kryetari i OVL UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, ka bërë të ditur se ky vendim është marrë për shkak të anashkalimit të vazhdueshëm të veteranëve dhe invalidëve të luftës nga qeveria.

“Ne kemi vendosur të mos bëhemi pjesë e këshillit organizativ për 17 shkurtin dhe për ditët e 5, 6 dhe 7 marsit, sepse si veteranë dhe invalidë të luftës jemi anashkaluar plotësisht”.

Ka pasur ministra që na kanë quajtur ‘mercenarë’, madje disa kanë thënë se mund të jenë çdo gjë, por jo çlirimtarë. Për pesë vite qeveria nuk i ka rregulluar as protezat për invalidët e luftës”, deklaroi ai, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Megjithatë, ai ka theksuar se përkundër bojkotit ndaj qeverisë, veteranët do të nderojnë dëshmorët dhe do të marrin pjesë në ceremonitë përkujtimore të këtyre datave të rëndësishme për historinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat