Kurti takon drejtorin ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik

Aktuale

Kurti takon drejtorin ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 16:52
Foto nga takimi

Në ditën e parë të Konferencës së Sigurisë në Munih, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka takuar edhe drejtorin ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik Ted Deutch, ish-kongresist amerikan.

“Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri veçoi investimet në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje, mbështetjen për bujqit dhe fermerët përmes granteve dhe subvencioneve dhe për studentët duke e bërë mes tjerash edhe arsimin e lartë publik falas”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Tutje theksohet se ata diskutuan edhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Izraelit dhe Kosovës.

Si dhe për mundësitë e reja për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Komitetit Amerikano-Hebraik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat