Gërvalla takon zyrtarin gjerman, i kërkon investime gjermane në Kosovë

Aktuale

Gërvalla takon zyrtarin gjerman, i kërkon investime gjermane në Kosovë

Nga: H.O. Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 19:28
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla në një postim të saj në facebook ka bërë të ditur se ka takuar Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Bavarisë, Eric Beißëenger.

Gërvalla thotë se ka përmendur rritjen e jashtëzakonshme ekonomike të Kosovs dhe mundësitë për rritjen e investimeve gjermane në Kosovë.

Postimi i plotë:

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova z. Eric Beißëenger, Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Bavarisë, me të cilin biseduam rreth forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Bavarisë.

Theksova rritjen e jashtëzakonshme ekonomike të Kosovës dhe mundësitë për rritjen e investimeve gjermane në Kosovë, si dhe për shkëmbime në teknologji, inovacion dhe arsim profesional.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat