“E kemi përjetu shumë rëndë”, Haradinaj flet për rezultatet e zgjedhjeve

Aktuale

“E kemi përjetu shumë rëndë”, Haradinaj flet për rezultatet e zgjedhjeve

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 21:18
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj nga AAK, ka thënë se rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit e kanë përjetuar jo mirë.

Ai tha se u zhgënjyen pasi nuk kanë pritur se do të mund të dalin nën 10 ose 12 për qind.

“Rezultati për mua është zhgënjyes, e kemi përjetu shumë rëndë. Asnjëherë nuk kemi besu që nën 10-12 për qind sdo të jemi. Kemi punu shumë, kanë punuar strukturat, ka qenë një punë e madhe.

Tani pse është kështu? Përbesë pak vështirë. Mune të thuhet Kemi dal shumë përball kësaj qeverie, me një qasje direkte, me siguri edhe kundërgoditjet kanë qenë direkte ndaj nesh”, tha Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat