Ministrja e Politikës së Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj malazez, Ervin Ibrahimoviq, në margjinat e Konferencës për Siguri në Munih, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në rajon.
Përmes platformës ‘X’, Gërvalla bëri të ditur se në atë takim është diskutuar, përveç sigurisë, edhe për bashkëpunimin ekonomik.
Postimi:
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/14/auto_donika1739565087.jpg)
“Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, në Konferencën për Siguri në Munih. Diskutuam për bashkëpunimin ekonomik dhe për rritjen e stabilitetit rajonal. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të forta për një Ballkan të begatë”, ka shkruar Gërvalla.