Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Gjermani, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munich, aty është takuar me emisarin e ri special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, të cilit edhe i uroi suksese në detyrën e re.
Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social X ka treguar për tri kërkesat që i ka në dialog: Serbia duhet ta tërheq letrën e drejtuar EEAS në dhjetor të 2023, ta dorëzojë Milan Radoçiqin, dhe Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme.
Postimi:
“Ne mbetemi të përkushtuar për zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe aneksit të saj.
Serbia duhet të tërheqë letrën e saj të 13 dhjetorit 2023 drejtuar EEAS dhe të dorëzojë Milan Radoiçiq-in për të rikthyer besimin në dialog, ndërsa Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme”, shkroi Kurti.
At #MSC2025, I congratulated the new EU Special Representative for the Dialogue, Peter Sørensen, on his new role and wished him success.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 14, 2025
We remain committed to the full and swift implementation of the Basic Agreement and its annex. Serbia should withdraw its December 13, 2023,… pic.twitter.com/ie6KMX3RVy