Canaj: Po flitet për një takim mes kreut të LDK-së me disa eksponentë të VV-së

Aktuale

Canaj: Po flitet për një takim mes kreut të LDK-së me disa eksponentë të VV-së

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 00:02
Blerim Canaj

Ish-diplomati, Blerim Canaj ka deklaruar se mund të ketë takim mes kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe disa eksponentë të VV-së.

Canaj thotë se asnjëra parti nuk është ndarë e kënaqur me rezultatin e vet.

Sipas tij, partia fituese e ka të pamundur që ta bëjë qeverinë vet.

“Asnjëra parti nuk është e kënaqur me rezultatin e vet, për shkak se si duket Lëvizja Vetëvendosje ka besuar në atë se do ta zënte 500 mijë votuesin e saj, në anën tjetër vërehej se edhe partitë opozitare kishin pritur më shumë nga këto zgjedhjet në kuptimin e rezultatit. Mund të krijohet ngërçi, ajo se çfarë kemi parë deri më tani duke pasur parasysh se partia fituese e ka të pamundur që ta bëjë qeverinë vet deri më tani ne nuk kemi një deklarim të qartë nga Lidhja Demokratike e Kosovës në qoftë se ka një koalicion mes LDK dhe LVV, atëherë mund të presim që një qeveri e tillë të vazhdojë, të arrijë ta bëjë koalicionin. Po flitet se do të ketë takim mes kreut të LDK-së me disa eksponentë të VV-së”, ka deklaruar Canaj, në emisionin “Ditari”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat