Spahiu: PDK ka interes me ba koalicion me VV-në, por Kurti...

Aktuale

Spahiu: PDK ka interes me ba koalicion me VV-në, por Kurti...

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 06:43
Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu

Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës ka interes të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por që kjo e fundit nuk e ka këtë vullnet.

“PDK ka shumë interes me pasë në koalicion VV, por VV nuk ka interes me pasë në koalicion PDK-në”, ka thënë Spahiu.

Spahiu është shprehur i bindur se ky koalicion do ta dëmtonte Lëvizjen Vetëvendosjen.

“Unë mendoj që nëse PDK dhe VV bajnë koalicion, PDK e grin VV-në domethënë Albin Kurti mbetet pa parti”, ka thënë ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat