​LDK e VV rroken për një fletëvotim në Prishtinë

Aktuale

​LDK e VV rroken për një fletëvotim në Prishtinë

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Tensione sot pati edhe për një fletëvotim mes vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë.

‘Tik’-u në fletëvotim ishte vendosur për Lëvizjen Vetëvendosje, por në pjesën e subjektit politik Fjala kishte mbishkrim.

Fletëvotimi u cilësua si e pavlefshme nga vëzhguesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por një gjë e tillë u kundërshtua nga ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aktualisht vlefshmëria e fletëvotimit është duke u shqyrtuar nga komisioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat