Një nga debatet më të nxehta që ka prekur politikën e jashtme shqiptare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare është pohimi i shpeshtë se "politika e jashtme amerikane nuk ndryshon pavarësisht kush është në pushtet".
Një frazë që, sipas disa analistëve, ka qenë më shumë një paqartësi dhe një llogaritje të gabuar e ngjarjeve, dhe që shpesh është përdorur për të mbështetur një narrativë të pasaktë mbi marrëdhëniet SHBA-Kosovë.
Kandaidati për deputet, Nezir Kraki, në një postim në Facebook, thotë se “ne që e kuptojmë dhe e duam Amerikën superfuqi me prezencë në Kosovë e në Evropë, do punojmë ditë e natë që ndryshimet gjeopolitike ta ndikojnë pozitivisht fatin tonë si shtet”.
Postimi i plotë:
« Politika e jashtme amerikane nuk ndryshon pavaresisht kush zgjedhet atje e kush na vjen ketu si diplomat »
Kete fjali sa absurde aq edhe te pasakte e keni degju me qindra here. Kur une e thoja te kunderten dhe i paralameroja keto qe tash po ndodhin, me qindra here jam sulmu nga komitat e analistave pa kapacitet analizues dhe nga argatë te ndryshem te bandave politike. Ata që ia kane huq me vite rresht, do ia huqin edhe tash e tutje. Tani « Kraki o deklaru Baba i analizave » 😂
Sidoqofte, jemi me fat qe keta te cilet kurre s’e kane kuptu Ameriken nuk do jene ne krye te Kosoves edhe per 4 vite tjera.
Nderkohe, ne qe e kuptojme dhe e duam Ameriken superfuqi me prezence ne Kosove e ne Evrope, do punojme dite e nate qe ndryshimet gjeopolitike ta ndikojne pozitivisht fatin tone si shtet. Bota do futet ne nje cikel te rrezikshem me ose pa neve. Prandaj na duhet te jemi sa më te bashkuar ne vizionin per Kosoven shtet sovran dhe te pacenueshem.
Amerikes i duhet nje Kosove e forte e sovrane. Kosoves i duhet Amerika superfuqi. Opsione tjera s’ka.