Osmani: Kosova dhe Letonia dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë

Aktuale

Osmani: Kosova dhe Letonia dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 17:51
Foto nga takimi

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkeviçs. Ajo tha se  Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Takim i shkëlqyer me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkeviçs në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Si dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë, Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë”, ka shkruar Osmani.

Ajo është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë në rrugëtimin tonë euroatlantik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat