KQZ: Numërohen 1,170 vendvotime, gati gjysma e tyre në nivel vendi

Aktuale

KQZ: Numërohen 1,170 vendvotime, gati gjysma e tyre në nivel vendi

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 15 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat:

Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

"Më 15 shkurt, në orë 16:00, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës.

Në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit", njofton KQZ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat