Gabimi në llogaritjen e KQZ: 40 + 28 bëjnë '58', 62 + 97 bëjnë '145'

Aktuale

Gabimi në llogaritjen e KQZ: 40 + 28 bëjnë '58', 62 + 97 bëjnë '145'

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 21:48
Ilustrim

Përveç ritmit të ngadalshëm të numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se ka probleme edhe me përllogaritjet më të thjeshta matematikore.

Në përditësimin e fundit, KQZ-ja ka bërë një zbulim të ri: numrat nuk janë më absolute, por fleksibile – të paktën kur bëhet fjalë për zgjedhjet.

Ndonëse në komunën e Fushë Kosovës raportohen “58” vendvotime, shifrat nuk përputhen: aty thuhet se janë numëruar “40” kuti, ndërsa kanë mbetur për numërim “28”.

Ma edhe më shumë!

Në Gjakovë, ku raportohen “145” vendvotime, KQZ-ja na bind se janë numëruar “62 “kuti dhe kanë mbetur për numërim “97”.

Image
Gabimi në llogaritjen e KQZ
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat