Komisionerja e BE-së mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor/ Në takim edhe presidentja Osmani

Aktuale

Komisionerja e BE-së mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor/ Në takim edhe presidentja Osmani

Nga: Bota sot Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 22:39
Pamje nga takimi, përfshirë këtu edhe presidenten Osmani

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan "Bota sot".

Takimi ka sjellë së bashku udhëheqësit e rajonit për të diskutuar mbi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian dhe mundësitë për avancimin e integrimit të vendeve të rajonit.

Përmes një postimi në rrjetin social "X", Kos ka shpërndarë foto nga takimi dhe ka theksuar se Ballkani Perëndimor është një komponent i domosdoshëm për Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se është e rëndësishme që të gjitha palët të jenë më të angazhuara dhe më të zëshme për të treguar se pse ky rajon ka një rol kyç në projektin evropian.

"Është një bisedë e mirë me ambasadorin Ischinger dhe liderët e Ballkanit Perëndimor për atë se çfarë mund të kontribuojmë për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Të gjithë duhet të jemi më të zëshëm se pse Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në," shkruan Kos në postimin e saj..

Postimi:

“Bisedë e mirë me ambasadorin Ischinger dhe liderët e Ballkanit Perëndimor se çfarë mund të kontribuojnë për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.

Të gjithë duhet të jemi më të zëshëm se pse Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, shkruan Kallas në X.

Image
X
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat